Përshkrim
Modeli 3503 ndërthur elegancën, minimalizmin dhe funksionalitetin. Tekstura e lehtë me dizajn fin shton një pamje luksoze pa e mbyllur hapësirën.
Materiali lejon dritën natyrale të hyjë këndshëm në dhomë, duke ruajtur privatësinë gjatë ditës. Rrjedhshmëria e pëlhurës siguron një pamje të bukur qoftë me palosje S, rrudhosje të thjeshtë apo me unaza.
Ky model kombinohet shkëlqyeshëm me dritare të të gjitha ngjyrave dhe përshtatet në ambiente moderne dhe klasike.
Në Detateks çdo perde qepet në mënyrë profesionale sipas dimensioneve të dritareve tuaja.
Mirëmbajtje
- Larje në 30°C
- Pa zbardhues
- Hekurosje në temperaturë të ulët
- Tharje natyrale
- Nuk rekomandohet tharësja e rrobave













